Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID – 19 do ta vonojë hyrjen e Bullgarisë në ERM II

Petër Andronov
Foto: BGNES

Bankat bullgare janë të gatshme ta shtyjnë afatin e pagimit të kredive, deklaroi Kryetari i Asociacionit ë Bankave Tregtare Petër Andronov. Pritet që kjo të ndodhë pas datës 1 prill, kur do të dihen rregullat e shtyrjes së afatit. Bankat punojnë individualisht me çdo një klient, që të përballohen sa më lehtë vështirësit e shkaktuara nga kriza e COVID-19, tha Andronov. Shefi i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev shkroi në një publikim të vet se Bullgaria nuk heq dorë nga rruga drejt mekanizmit valutor, etapa para hyrjes në eurozonë, por hapi kyç në këtë drejtim ndoshta do të vonohet për shkak të krizës.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD