Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritet deficiti në buxhetin shtetëror të Bullgarisë

Foto: Архив

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar në distancë qeveria rriti deficitin e buxhetit shtetëror për vitin 2020 deri në 2.9 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Qëllimi është financimi i masave të jashtëzakonshme për përballimin e pandemisë së COVID-19 në vend. Rritet edhe tavani i borxhit të emituar shtetëror për vitin nga 1.1 në 5 mlrd euro. Që nga fillimi i vitit 2020 vendi ynë emiton obligacione shtetërore për 400 mln euro, ndërsa në fillim të prillit do të ketë një tender të ri për akoma 100 mln euro. Ndryshimi duhet të miratohet në Parlament.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD