Korrigjimet buxhetore të miratuara nga qeveria bazohen tek skenari më i keq për zhvillimin e krizës së koronavirusit, tha Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Janë punuar tre skenarë, por është marrë parasysh ai i fundit, që të garantohet funksionimi i të gjitha sistemeve të shtetit deri në fund të vitit. Pritjet më negative janë për ulje të ekonomisë me 3 për qind dhe për rritje të papunësisë me 2 për qind. Po vazhdoj të mendoj se planifikimi konservator dhe politika e mirë fiskale na japin mundësitë më të mira për reaksione, ishte kategorik Vlladisllav Goranov. Ministri nuk përjashtoi mundësinë për aktualizim të buxhetit edhe një herë në shtator po të ketë nevojë.
Thesari i shtetit mund të humbasë 1.2 mlrd euro prej të ardhurave të planifikuara për shkak të mospagimit të TVSH-së, akcizave, tatimeve korporative, kontributeve të sigurimeve shoqërore. Përveç kësaj duhet të kompensohet masa e jashtëzakonshme tremujore në përkrahje të punëdhënësve që të ruhen vendet e punës. Goranov vuri në dukje se këto janë vlerësime paraprake dhe gjithçka varet se sa do të vazhdojnë kufizimet për shkak të krizës. Sepse të gjitha masat ndikojnë mbi konsumin dhe investimet. E ardhmja e paqartë i bën njerëzit për të kufizuar konsumin.
Skenari më optimist është për ruajtjen e rritjes gjatë vitit 2020 deri në 0.7 për qind. Ka gjithashtu një variant të ndërmjetëm për rritje 0 të ekonomisë gjatë vitit 2020.
Pritet që të gjitha korrigjimet buxhetore të propozuara nga qeveria të shqyrtohen në një mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit.
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..