Megjithë masat urgjente të qeverisë për përkrahje financiare të një sërë sektorësh pasojat ekonomike dhe sociale të krizës së koronavirusit tashmë janë të dukshme edhe para zyrave të punësimit. Këtë e ripohojnë edhe vargjet e gjata të njerëzve para tyre. Zyra e punësimit “Iztok” në Sofje, e cila përgjigjet për 250 000 të punësuar, konstatoi 50 për qind rritje të deklaratave të parashtruara nga njerëz që kanë mbetur pa punë gjatë disa ditëve të fundit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit gjatë javës janë regjistruar 12 660 veta, 10 000 prej të cilave e kanë shënuar pikërisht COVID-19 si shkak që të mbeten pa punë. Sipas të dhënave të Eurostatit për muajin shkurt niveli i papunësisë në Bullgari ka qenë për të dytin muaj me radhë 4.1 për qind. Atëherë vendi ynë ka qenë në vend të nëntë ndër shtetet-anëtare të BE-së me papunësi më të ulët.
Me ftesë të anëtarit-korrespondent të Komitetit Papnor për Shkencat Historike, Prof. i Asoc. Dr. Kirill Kartallov, më 12 nëntor në orën 17:30, Patriarku Latin i Jerusalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa, do të mbajë një leksion në Sallën "Marin..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulëta. Gjatë ditës , vranësirat në shumë pjesë të..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve nga Ministri i Energjisë Zheço Stankov. "Para së gjithash është siguria e furnizimeve me çmime të..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..