Herën e radhës UEFA shtyu play-offet për Evropianin e Futbollit. Atje bën pjesë edhe kombëtarja e Bullgarisë, e cila duhej ta mirëpriste Hungarinë më 4 qershor dhe në rast fitoreje të luante pas kësaj me fituesit në ndeshjen mes Islandës dhe Rumanisë. Në fillim ndeshjet duhej të luheshin nga 26 deri në 31 mars. Për shkak të pandemisë së koronavirusit ato u shtynë për 4 – 9 qershor. Sipas UEFA-s tani me prioritet është përfundimi i kampionateve të klubeve dhe të turneve – Liga e Evropës dhe Liga e Kampionëve. Për këtë shkak play-offet përsëri shtyhen – datat e para të mundshme janë nga 3 deri në 8 shtator.
Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje ndërkombëtare, raporton BGNES. Me votat e tifozëve të snowboarding-ut alpin nga e gjithë bota, bullgarja..
Pjesëmarrësit në Turneun e 35-të Ndërkombëtar të Vrapimit në Terren të Hapur(cross-country running) “Nuset e Llukovit” do të fillojnë vrapimin sot në mëngjes, 18 tetor, në stadiumin e qytetit, raportoi BTA, duke cituar administratën komunale në..
Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është titulli i parë evropian për Bullgarinë dhe një sukses historik për lundrimin kombëtar, raportoi..