Kampionati elektronik bullgar i basketbollit (e-basket liga) do të jetë me pjesëmarrës nga mbarë bota. Udhëheqësi i projektit Viktor Kirkov tha se tashmë u regjistruan lojtarë nga SHBA-ja, Britania e Madhe, Hon Kongu, Polonia, Irani, Franca, Belgjika, Gjermania. Megjithëqë fillimisht Federata Bullgare e Basketbollit organizoi variantin elektronik të kampionatit për fansat në vend, pasi u shfaq interes nga jashtë vendosi të formojë 32 ekipe të huaja. Regjistrimi në sajtin e ligës https://basketball.bg/ps_request.php përfundon ditën e diele më 5 prill të këtij viti në orën 19.00, orë lokale.
Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..
Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..
Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..