Një prej partive në pushtet në Bullgari nuk është dakord me motivet e qeverisë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në 13 maj. Partia VMRO mendon se motivet nuk janë argumentuar mirë, ndërsa kufizimet e rënda nuk duhet të zgjaten pas prillit. Nuk ka analiza, prognoza dhe strategji deri kur dhe pse duhet të kufizohen të gjithë qytetarët dhe të ndalohet tërë iniciativa ekonomike. VMRO-ja nuk është e qartë se pse në kushtet e papunësisë në rritje dhe të uljes drastike të të ardhurve nuk ka analizë inteligjente dhe një strategji, e cila ta rritë nivelin e mbrojtjes së grupeve të rrezikuara, tha para BNR-së deputeti Iskren Veselinov.
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u kontrolluar” në një shkallë dhjetëpikëshe. Këtë e tregojnë të dhënat e një anketimi të Agjencisë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, të cituara nga BTA. Të ardhurat kombëtare bruto me çmimet e tregut vitin e kaluar..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..