Bullgaria mund të humbë mundësinë për të marrë pjesë në turnetë evropiane gjatë 2021-ës, në se kompeticioni i ligës së parë nuk përfundon. Këtë e shkroi UEFA në sqarimin e dërguar deri tek 55 shtetet anëtare.
Jemi të bindur se futbolli mund të ristartojë gjatë muajve të ardhshme në përputhje me kërkesat e autoriteteve lokale dhe çdo ndërprerje e turneve kombëtare, thuhet në letrën e marrë në Bashkimin Bullgar të Futbollit.
Zëvendës presidenti i Bashkimit Bullgar të Futbollit Atanas Furnaxhiev disa herë kërkoi që skuadra „Lludogorec” të shpalet fituese para përfundimit të kampionatit në bazë të rezultateve të arrituar deri në këtë moment.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..