Ministri i financave Vlladisllav Goranov tha në parlament se spitalet, puna e të cilave për shkak të krizës me COVID-19 është e kufizuar tani, do të marrin 85 për qind nga fitimet e tyre mesatare mujore. Bëhet fjalë për spitale përmes të cilave nuk mund të kalojë numri i zakonshëm i pacientëntëve, sepse respektojnë masat kundër epidemisë. Kjo masë u koordinua me Bashkimin e Mjekëve dhe diskutohet nga Këshilli Mbikëqyrës i Arkës Shëndetësore. Kjo supozon edhe ndryshimin përkatës në Marrëveshjen Kombëtare për punën mjekësore, saktësoi ministri.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..