Bullgaria nuk duhet të pengojë udhëtimin e punëtorëve sezonalë nga vendi ynë deri në vendet e punës së tyre, tha para gazetës “Sega” një zëdhënës i Komisionit Evropian. Udhëzimet për lëvizje të lirë të punëtorëve gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit janë të qarta dhe në to thuhet se punëtorët duhet të kenë mundësi të udhëtojnë dhe të kalojnë kufijtë, në se puna në sektorin e tyre nuk është ndaluar nga shteti pranues, nënvizoi zëdhënësi.
Pyetjes për garancitë se punëtori nuk do të infektohet dhe në se sëmuret do të ketë akses në mjekim adekuat, përfaqësuesi i Komisionit iu përgjigj se përgjegjësia për këtë e mbajnë autoritetet vendase.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të..
Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..
Roli i rrjetit social TikTok në Bullgari po rritet, përfshirë edhe për përhapjen e manipulimeve. Këtë e thekson një raport i prezantuar në Parlamentin Evropian, njofton BTA. Sondazhi u krye nga OJQ-ja “Iniciativa Ballkanike për Media të Lira”...
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..