Ditën e enjte në orën 08.00 Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 bëri të ditur se në Bullgari ka akoma 30 të infektuar. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të Covid-19 në vend është 611 veta, prej të cilave 341 janë meshkuj, ndërsa femrat janë 270. 33 prej të infektuarve janë punonjës mjekësorë. Numri i të shëruarve është 48. Deri tani kanë vdekur 24 veta – mosha e tyre mesatare është 62 vjeç. Janë testuar 1016 policë me moshë mesatare 39 vjeç. 1007 tyre janë me rezultat negativ, dy janë infektuar para pak kohe, ndërsa 7 të tjerë (një grua dhe gjashtë burra) kanë kundërtrupa, saktësoi shefi i Shtabit Operativ Kombëtar Vencisllav Mutafçijski.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..