Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Master of Art në dy formate – i pari është online

Najo Ticin: “Bota do të dalë më e mirë nga kjo krizë”

Programi festivalit Master of Art përfshin veprat më të mira të kinemasë dokumentare botërore. Ky fakt e bëri këtë veprimtari një nga ngjarjet më të pritura kulturore tek ne. Motoja e edicionit të ardhshëm të pestë është  “Përqafo artin”.

“Dhe qëndro në shtëpi”, shton Najo Ticin – themeluesi dhe drejtor artistik i festivalit. Në konferencën online për shtypin ai theksoi se edicioni i pestë do të mbahet në “format të dyfishtë”.

“Në situatat kritike, siç është ajo tani është me rëndësi që njeriu të tregojë zhdërvjelltësi për të ecur përpara – tha Najo Ticin në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Sivjet parashikojmë dy edicione. I pari online në datat e shpallura nga 9 deri më 30 prill nëpërmjet platformës neterra.tv – televizion internet për bullgarët jashtë shtetit. Edicioni i plotë analoge do të mbahet nga 1 deri më 24 shtator. Si çdo herë të tjerë atëherë filmat do të prezantohen në kinematë e qyteteve Pllovdiv, Sofja, Varna. Tani adhuruesit e kinemasë dokumentare për art mund të shikojnë më se 25 filma me metrazh të plotë dhe 14 filma me metrazh të shkurtër. Në shtator do të shfaqen 75 filma.

E krijova këtë festival për të prezantuar atë që mund të shihet në forumet e mëdha botërore të kinemasë dokumentare. Një nga filmat interesant është për arkitektin e operës në Sidni Jorn Utzon, i cili është një personalitet i jashtëzakonshëm. Ai ishte 37 vjeçar kur fitoi konkursin e këtij projekti të famshëm.


Dy filma bullgarë do të kenë premierat e tyre në kuadrin e festivalit online.

Njeri titullohet “Lucifer” me regjisore Marija Nikollova. Në të tregohet historia e veprës më të çmueshme pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative në Sofje. Kjo është tabloja e piktorit Franz von Stuck “Lucifer”. Tablonë e bleu mbreti Ferdinand. Ai e solli në Bullgari në fund të shekullit XIX. Ky është një shans unik të shihet një vepër e artit figurativ dhe kur do të bëhet e mundshme të dalim nga shtëpitë të shkojmë në Galerinë Kombëtare për të parë këtë tablo origjinale.”

Në situatën e tanishme të izolimit nuk është e mundshme të mos pyesim zotin Ticin për qëndrimin e tij ndaj masave kufizuese.

“Për mua është çështja e qytetërimit dhe e kulturës respektimi i këtyre masave. Njerëzit mendojnë, se kjo nuk do të ndikojë mbi ta. Por kjo është shfaqja e injorancës. Dhe tani çështja nuk është pëlqejmë apo jo pushtetarët. Mbarë bota qëndron para një kërcënimi të padukshëm dhe një nga armët është që të mos lejojmë që epidemia të përhapet. Personalisht unë e përkrah masat restriktive të ndërmarra me kohë në Bullgari. Kjo që të mos ndodh po atë që pamë në vendet e tjera. Më 8 prill u bë një muaj që kur u diagnostikua pacienti i parë i ngjitur me koronavirusin tek ne dhe shikojmë se shifrat nuk janë aq të tmerrshme.

Mendoj, se nga kjo krizë bota do të dalë më e mirë. Sepse kështu ndodh pas fatkeqësive të mëdha. Ideja e edicionit tonë online është “Mbeteni në shtëpi, përqafoni artin”. Tani është momenti të vlerësojmë gjërat me rëndësi në jetë dhe të përpiqemi të lëmë pas gjërat me më pak rëndësi. Arti, dashuria, natyra – ato janë gjërat pa të cilat në fund të fundit jeta nuk mund të ekzistojë. Tani duke qëndruar në shtëpi tërë ditën lexojmë libra, dëgjojmë muzikë, vështrojmë filma. Dhe gatuajmë! Gjë që gjithashtu është një lloji arti. Nuk është e rastit se në festival kemi edhe kategorinë “Arti kulinar”.

Ka filma në festival të cilët tregojnë se gjithçka është e mundshme. I tillë është filmi “Vikas Kanna dhe kuzhina indiane” (Buried Seeds - The Life Journey of Chef Vikas Khanna). Vikas është indiani i vetëm mbajtës i yllit “Mishlen” për gjellëbërës të shkëlqyeshëm. Kur ishte i vogël nëna e tij e inkurajonte me fjalët: “Ti nuk ke lindur të ecësh, ti ke lindur të fluturosh!”

Shpresoj, që pas krizës mirësia dhe ndjekja e ëndrrave do të kthehen prapë” – është i bindur bashkëbiseduesi Najo Ticin, organizator i festivalitMaster of Art.

Festivali online zhvillohet vetëm në territorin e Bullgarisë, ndërsa bileta blihen online për të gjithë filmat. Në edicionin e plotë të festivalit gjatë vjeshtës Master pass do të jenë të vlefshme edhe për datat e projektimeve të atëhershme.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: @Master of Art Film Festival, capital.bg, pixabay, nationalgallery.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Margarit Canev - Margo

Artisti Margarit Canev – Margo largohet nga kjo botë me një fluturim

Një artist i ri bullgar vendos me vullnetin e tij të lirë të largohet nga kjo botë në mesin e shekullit të kaluar për të ruajtur vetveten, edhe pse i mundur nga sistemi në një nivel thjesht fizik. Aktualisht, në galerinë e Institutit Kulturor Bullgar..

botuar më 25-05-13 7.05.PD
Rumen Rashev

Rumen Rashev – bullgari në krye të Baletit Kombëtar të El Salvadorit

Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e artit rastësisht, por me bekimin e emrit të njohur Nedellço Izov – drejtor i Shkollës Shtetërore të..

botuar më 25-05-10 11.10.PD

Sofja si një galeri e ndritshme nën yje – spektakli i dritave LUNAR 2025

Festivali i dritave LUNAR po kthehet në Sofje për edicionin e tij të katërt, duke e shndërruar kryeqytetin në një galeri të jashtëzakonshme nën qiell të hapur. Çdo mbrëmje mes 8 dhe 11 majit publiku do të zhytet falas në botën e dritave përmes..

botuar më 25-05-08 7.00.PD