Me aromë lulesh dhe me blerim të butë që sapo ka mbuluar tokën dhe pemët, e kremtja e krishtere e Hyrjes së Zotit në Jerusalem është ndër festat më të dashura për bullgarët. I është kushtuar pritjes solemne të Birit të Zotit në Jerusalem dhe shënohet gjithmonë të dielën para Pashkëve. Herët në mëngjes të krishterët hyjnë në kishë dhe stolisin me lule dhe gjelbërim ikonat e Jesiu Krishtit dhe Hyjlindëses. Me lutje të posaçme priftërinjtë bekojnë degët e shelgut që kujtojnë për degët, me të cilat fëmijët në Jerusalem e kanë pritur Shpëtimtarin. Pas shërbesës të gjithët çojnë në shtëpi degët e shelgut – për shëndet dhe bereqet.
E Diela e Dafinave shënohet në çdo shtëpi, kurse bullgarët që mbajnë emrat e luleve dhe bimëve festojnë ditën e emrit të vet me miqtë dhe të afërmit.
"Zakonisht e festoj këtë ditë me pak njerëz – pohon Javor, emri i të cilit do të thotë “panjë mali”. – E Diela e Dafinave është një nga festat më të bukura bullgare dhe të krishtere, sepse sjell dritë dhe ngrohtësi. Njerëzit preferojnë të dalin jashtë për ta shënuar, zakonisht në natyrë. Por sivjet do të jetë ndryshe, nuk do ta ndiejmë këtë festë si zakonisht. Pavarësisht se çfarë dëshirojmë të bëjmë, zgjedhja më e mirë është që të mbetemi në shtëpi. Kështu do të përkujdesemi më mirë për shëndetin tonë dhe atë të të tjerëve. Të kemi pak më shumë dhurim, sepse kjo është mënyra e vetme për të dalë më shpejtë nga gjendja e jashtëzakonshme. Në javët që vijojnë kemi të kremte shumë të mëdha – Pashkët, Dita e Shën Gjergjit. Njerëzit zakonisht mblidhen me të afërmit, me miq të shumtë, por sivjet duhet të mbetemi vetëm me familjen tonë”.
Kështu mendon dhe Liljana Beliçeva, e cila sivjet do ta kalojë festën vetëm me bashkëshortin e vet, pavarësisht se zakonisht për të uruar ditën e emrit të saj, në shtëpi vijnë fëmijët dhe nipërit e saj. Ajo përsëri do të jetë me ta, por në mënyrë virtuale për shkak të masave kundër Covid-19. Në këtë ditë të shenjtë Liljana uron që sa më shpejtë ta tejkalojmë kulmin e sëmundjes:
"Situata të fillojë të qetësohet dhe në Pashkët të kemi një lajmë shumë të mirë. Nga E Diela e Dafinave deri në Pashkët të ulet numri i të sëmurëve dhe të shtohet numri i të shëruarve, të ketë më shumë njerëz të buzëqeshur, të ketë dritë në shpirtrat e tyre. Sepse Zoti është me ne dhe mbron tërë vendin tonë!”
"E Diela Dafinave është një nga festat më të bukura pranverore, ndoshta sepse festojnë dhe shumë njerëz me emra të bimëve – thotë Violeta Stoeva (emri i saj do të thotë “vjollcë”). Për mua kjo është festa e grave dhe prandaj është aq e dashur. U uroj të gjithëve që të jemi si buqeta lulesh dhe le që secili të tregojë anën e vet më të mirë në këtë ditë festive.
"Tani kur nuk mund të dalim jashtë, le të shikojmë brenda përmes lutjeve tona gjatë së kremtes”, është mesazhi i Jasen Danaillovit:
"Të hyjmë brenda nesh – me lutje me meditim, me praktika të tjera shpirtërore – kjo është sikur të azhurnosh sistemin operativ – thotë ai. Shpresoj se ky “izolim” do të na japë mundësi të bëhemi më të vetëdijshëm për të gjitha gjërat rreth nesh, për ta cilat tani ende nuk kemi shqisa. Ne jemi si robotë, të cilët merren me prerjen e ngjarjeve jetësore, pa pasur mundësi t’i drejtojmë ato. Tani kemi kohë të mendojmë, të njohim më mirë njerëzit, me të cilët jetojmë dhe t’i përgjigjemi pyetjes pse kemi lindur në këtë tokë. Urimi im për të gjithë është një – shëndet!”
Të jemi të shëndetshëm është dhe mesazhi i Radio Bullgarisë në festën e ndritshme të krishtere – E Diela e Dafinave.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..