Më 12 prill te ora 17.00 Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 njoftoi, se gjatë ditës u zbuluan 6 raste të reja të të infektuarve, 4 prej të cilëve në krahinën e Sofjes dhe 2 në krahinën e qytetit Stara Zagora. Kështu numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 675 veta. Prej tyre 230 janë në mjekim spitalor, 36 janë në repartet intensive. 377 prej të regjistruarve janë burra, ndërsa gratë janë 298. Personat e vdekur me Covid-19 të zbuluar janë 29.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..