Pas festimit të Ditës së Dafinave ditën e diel, sot fillon Java e Madhe për të krishterët ortodoksë. Në kushtet e masave të jashtëzakonshme për shkak të Covid-19, me këmbëngulje të Sinodit të Shenjtë kishat në Bullgari mbeten të hapura dhe atje do të mbahen shërbesat e zakonshme, por besimtarët duhet të mbajnë një distancë prej 2 metrash dhe të jenë me maska mbrojtëse. Autoritetet u bënë apel njerëzve për të mos shkuar në tempull, përveç rasteve të domosdoshmërisë së madhe. Dje mbrëma mjekët nga spitalet e kryeqytetit “Pirogov” dhe nga “Akademia Ushtarake Mjekësore” dolën para spitaleve që të përshëndesin në mënyrë demonstartive njerëzit të cilët mbetën në shtëpi në Festën e Dafinave , duke bërë edhe një herë thirrjen “Jini edhe eju të përgjegjshlm dhe solidarë, mbetuni në shtëpi! Faleminderit!”
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..