Liderët e të dy sindikatave të mëdha në Bullgari – Konfederata e Sindikatave të Pavarura dhe Konfederata e Punës “Podkrepa” – Pllamen Dimitrov dhe Dimitër Manollov, në një takim me kryeministrin Bojko Borisov diskutuan masat sociale dhe ekonomike të cilat qeveria ndërmori në përkrahje të punëtorëve dhe të biznesit për kohën e gjendjes së jashtëzakonshme. Sindikalistët theksuan, se hapat e pushtetit ekzekutiv japin rezultate të mira. Kryeministri siguroi se masat sociale dhe ekonomike do të vazhdojnë për përballimin e pasojave të pandemisë së Covid-19. Lidhur me këtë ai shprehu shpresë se me bashkëpunimin e sindikatave do të gjenden zgjidhjet më të mira.
Sot (23 qershor) dhe nesër (25 qershor), Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Georgi Tahov do të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Bashkimit Evropian për Bujqësinë dhe Peshkimin, i cili do të mbahet në Luksemburg. Këshilli është planifikuar..
Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi tribuna.mk. Në https://supportbginmk.eu/ , mblidhen dhe publikohen informacione mbi rastet e..
Gjithnjë e më shumë studentë të huaj kanë zgjedhur universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë bullgar në vitet e fundit, sipas një ankete të BTA-së mbi menaxhimin akademik. Interesi në rritje i detyrohet jo vetëm tarifave, por edhe cilësisë së..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në..