Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtarja Teodora Dimova për Javën e Madhe në ditët e vetëizolimit

Jemi në Javën e Madhe – kulmi i Kreshmëve të Pashkëve të Mëdha, kur të krishterët kujtohen për vuajtjet e Shpëtimtarit. Kjo është një javë në të cilën çdo besimtar mendon mbi temat ekzistenciale, si jeta dhe vdekja, dhe u jep një kuptim të ri vlerave në jetë, duke bërë përpjekje për t’u afruar me anën shpirtërore të ekzistencës sonë.

Sivjet Java e Madhe kalon në sfondin e një prej sprovave më të mëdha të njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore. Këto ditë, kur lutjet në tempuj duhet të jenë më pasionues, të krishterëve u ishte bërë thirrje për t’u mbetur në shtëpi që të kufizohet përhapja e infeksionit të koronavirusit.

“Mendoj se çdo një prej nesh i nënshtrohet këtij apeli dhe kjo përbën njëfarë sakrifice – vë në dukje një prej shkrimtareve më të lexuara bashkëkohore bullgare Teodora Dimova në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Kjo është një vepër e mirë, sepse në këtë mënyrë ne shpëtojmë jetët e njerëzve të tjerë, sepse kufizohet përhapja e infeksionit.” Për të krishterët ortodoksë, të cilët janë në pritje të Pashkëve, mosprania në tempull në fakt është një sprovë:

Fakti se do të lutemi në shtëpi nuk do të thotë se lutja jonë do të jetë më pak e sinqertë– shënon shkrimtarja, e cila gjithashtu është besimtare. – Për mendimin tim e gjithë kjo do të na bëjë të mendojmë në një mënyrë tjetër. Ne filluam të jetojmë në një mënyrë të ndryshme dhe kuptuam se mund të jetojmë me shumë pak. Kuptuam se jemi shndërruar në një shoqëri konsumatorësh.E përqendruam vëmendjen tonë te gjërat e vogla, u afruam njëri me tjetrin.Kuptuam se sa të bekuara janë marrëdhëniet me fëmijët tanë, sa bukur është t’i ftosh shokët në shtëpi dhe të kesh lidhje sociale. Sikurse e gjithë kjo deri tani e kishim nënvlerësuar.”  

Sipas Teodora Dimovës gjatë këtyre ditëve të sprovave kuptojmë për se në të vërtetë kemi nevojë. Del se mund të bëjmë shumë gjëra në shtëpi, ndërsa ushqimi, madje të mos jetë i shumëllojshëm mund të jetë i shijshëm. Për njerëzit të cilët mbajnë kreshmë dhe janë mësuar të jetojnë në një mënyrë më asketike kjo sprovë është më e lehtë në këtë periudhë.  

“Ne jetojmë me imazhin e kryqit, ndërsa ai është simbol edhe i vdekjes, edhe i Ringjalljes. Ditët e Kreshmëve janë të domosdoshme, që të mund të përqendrohemi, ta dëgjojmë vetveten dhe të fillojmë të jetojmë në skamje. Prandaj njerëzit të cilët besojnë do t’i përballojnë më lehtë vështirësitë. Frika për të afërmit, frika nga sëmundjet, frika ekonomike, çfarë do të ndodhë pas kësaj, a do të mbijetojmë? Është e qartë se do të ketë tronditje ekonomike, por ato gjithmonë janë më të vogla nga ato shpirtërore.”

Tronditja shpirtërore për një shkrimtar është mjedisi i natyrshëm, në të cilin ai i krijon veprat e veta, mendon shkrimtarja. Megjithëse në shikim të parë shkrimtarët nuk kanë lidhje me realitetin, sepse jetojnë të izoluar, në fakt ata e rikrijojnë realitetin, mendimet dhe ndjenjat e njerëzve. Shpeshherë pikërisht shkrimtarët e parashikojnë të ardhmen. A do të nxjerrim mësim nga sprovat e tanishme?  

“Shqetësimet do të kalojnë, frika, virusi do të përballohen, herët ose vonë. Kjo nuk ndodh për herë të parë. Jeta, po vazhdon, por ne duhet të ndryshojmë. Shpresoj dhe lutem që t’i përballojmë vështirësitë dhe të mos i harrojmë mësimet. Le të përdorim çdo shkas, çdo gjest, çdo fjalë, që ta forcojmë besimin tonë, lutjen tonë, që ta arrijmë këtë gëzim paskal në ditën e Ringjalljes. Le ta mbajmë gëzimin në zemrën tonë dhe t’ua dhurojmë të tjerëve. Le ta bëjmë jetën e tyre më të bukur, më të lehtë dhe t’ua japim qetësimin tonë. Ky është mesazhi im!”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

57 000 pensionistë të moshuar punojnë me kontratë në sektorin shtetëror

225 788 bullgarë me pension për shërbimin dhe moshën vazhdojnë të punojnë për të fituar të ardhura shtesë. Nëse u shtohen pensionistë me lloje të tjera pensionesh, numri i tyre i përgjithshëm tejkalon 350 000 persona, ose mbi 17.5 përqind të..

botuar më 25-08-04 12.28.MD
Foto: Shoqata e Ekipit Olimpik në Shkencat Natyrore

Nxënësit bullgarë fituan medalje ari dhe argjendi në Olimpiadën e Informatikës

Nxënësit bullgarë fituan dy medalje ari dhe dy argjendi në garën më prestigjioze globale të shkencave kompjuterike në botë. Në edicionin e 37-të të Olimpiadës, e cila u mbajt në Bolivi nga 27 korriku deri më 3 gusht, morën pjesë 330 konkurrentë nga 86..

botuar më 25-08-04 9.21.PD

Bullgarët e përdorin inteligjencën artificiale në mënyrë të moderuar

Shoqëria bullgare është në nivelin mesatar evropian për sa i përket konsumit të aplikacioneve të inteligjencës artificiale gjeneruese. Kjo tregohet nga të dhënat nga një anketë përfaqësuese kombëtare e kryer nga agjencia Alpha Research në..

botuar më 25-08-02 3.05.MD