78% prej studentëve bullgarë mendojnë se në Bullgari ka kompani, të cilat u përgjigjen të gjitha kritereve të tyre. 62% besojnë se mund ta gjejnë vendin e vet të punës në Bullgari, tregon studimi “Punëdhënësi më i dëshirueshëm” i zhvilluar nga agjencia “Trend”.
49% e studentëve presin se pagat e tyre të para do të jenë midis 600 dhe 1000 euro. Siguria dhe qëndrueshmëria janë faktorët më të rëndësishëm për njerëzit e rinj në zgjedhjen e vendit të punës. Gjërat që mund të motivojnë më shumë njerëzit e rinj janë rroga (për 69%) dhe përvoja, të cilën mund ta grumbullojnë (68%).
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..