Bullgaria kërkoi nga Komisioni Evropian që deri më 31 maj shoferët e kamionëve të kalojnë pushimet e rregullta javore në kabinat e tyre në se kamioni e lejon këtë. Krahas kësaj ajo insiston që të zgjatet afati i orëve maksimale për ngasje në kushtet e situatës së jashtëzakonshme për Covid-19. Pritet që Komisioni Evropian të japë përgjigje pozitive, siç e bëri këtë në mars. Këtë e njoftoi Radioja Kombëtare Bullgare.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..