Në brifingun e rregullt mëngjesor më 15 prill shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjeneral Vencisllav Mutafçijski njoftoi, se brenda 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 40 raste të reja të Covid-19. Kështu të infektuarit bëhet 735. Në krahinat me infektimin e zbuluar u shtua edhe ajo e qytetit Jamboll. 29 raste të reja u regjistruan në Sofje. Kështu kryeqyteti u afirmua si vatra më e madhe e infeksionit në vend. U rrit numri i përgjithshëm i të sëmurëve në krahasim me 14 prillin me 5.8 për qind. Nga të gjitha rastet e të infektuarve deri tashti, 585 janë aktive. Brenda 24 orëve u shëruan 24 pacient dhe kështu numri i përgjithshëm i të shëruarve bëhet 105. Pasi vdiq një grua 59 vjeçare të vdekurit u bënë 36 – 20 burra dhe 16 gra.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..