Në brifingun mëngjesor të datës 16 prill Shtabi Operativ Kombëtar njoftoi për 48 raste të Covid-19 të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari. 27 prej të infektuarve u vendosën në spital. Në krahasim me ditën e mëparshme kur rastet e reja ishin 40, rritja është me 6.5 për qind. Kështu numri i përgjithshëm i të regjistruarve bëhet 783. Prej tyre 218 janë në spital. Në Sofje rastet e reja janë 32. Kështu Sofja dallohet si vatra më intensive të COVID-19 në Bullgari. Në qytetin Smolajn u zbuluan 7 raste, në qytetet Kjustendill, Sliven, Pllovdiv, Kërxhali, Burgas, Vidin, Gabrovo, Veliko Tërnovo, Dobriç nga 1.
Të vdekurit janë 37, ndërsa të shëruarit 122.
Shefi i Shtabi Operativ Kombëtar Vencisllav Mutafçijski u bëri thirrje shtetasve të mos udhëtojnë gjatë festave që të mos provokojnë një bum të ri të sëmundjes në mbarë vendin.
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..