Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët presin një Pashkë jo të zakonshme

Lufta kundër përhapjes së koronavirusit kudo në botë u bë shkak për ndryshime si në ditën e përditshme të njerëzve, ashtu edhe në ritet dhe mënyrën në të cilën të krishterët kremtojnë Ngjalljen e Krishtit.

Megjithë gjendjen e jashtëzakonshme e cila u zgjat deri më 13 maj, kishat ortodokse në Bullgari mbeten të hapura si gjatë Javës së Madhe ashtu edhe për Pashkët. Shërbesat kryhen në respektim të rreptë të masave kufizuese dhe të moslejimit që në një vend të grumbullohen shumë njerëz.

Anketa e Radio Bullgarisë tregon se megjithëqë të jenë të lodhur dhe të shqetësuar për të ardhmen pas përfundimit të pandemisë, kremtet e Pashkëve do të ndriçojnë shtëpitë dhe shpirtrat e bullgarëve. Ata do të shënojnë festën edhe në mënyrë më të thjeshtë jo si vite të mëparshme.

Do të jetë ndryshe edhe në tempujt, ku ndoshta do të ketë më pak njerëz, por mendoj se është mirë të shkojmë që të ndezim qiri, të përulemi para ikonave të shenjta dhe të respektojmë këtë festë të mrekullueshme, doemos duke respektuar të gjitha masat e sigurisë – mendon gazetari Borisllav Radosllavov. – Mirëpo, secili mund të ndezë qiri dhe t’i drejtojë lutje Zotit edhe para ikonës shtëpiake, siç na bënë thirrje.”

Sipas tij në sfondin e të gjitha negativave epidemia e koronavirusit ndikoi pozitivisht mbi disa njerëz:

Sikur tani njerëzit janë më të prirë të flasin për Zotin, për fenë, për përulësinë. Do të jetë mirë në se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kur epidemia nuk do të ekzistojë më.”

Një mundësi për ndryshim kur kriza me virusin do të përfundojë shikon edhe sipërmarrësja Mihaela Stojkova:

“Mendoj, se situata e tanishme mund të na japë shumë si për shembull të bashkohemi, t’u kushtojmë vëmendje gjërave në të vërtetë të rëndësishme në jetë, si familja, përkrahja, miqtë, besimi në të mirën.”

Përsa u përket Pashkëve Mihaela është protestante dhe pranon me qetësi faktin se nuk do të frekuentojë shërbesat fetare. Megjithëqë qëndron në shtëpi, që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme ajo ndjek shërbimet online.

Pavarësisht nga situata do të festoj Pashkët ashtu siç e kam bërë këtë çdo vit” – është kategorike Antoaneta Jotova. – Do të respektoj thirrjet dhe nuk do të frekuentojë kishën, por bashkë me disa miq do të ngjyrosim vezë dhe do të brumosim bukët e ritit të quajtura kozunak.”

Qëndrimi i Antoanetës ndaj festës dhe Zotit mbetet e pandryshuar, megjithë epideminë. Tani ajo shpreson, se ata të cilët nuk besojnë kanë mundësi të ndryshojnë qëndrimin dhe të pranojnë Zotin në zemrat dhe mundësinë për të shpëtuar shpirtrat.

Masat e jashtëzakonshme dhe pasiguria të cilët shoqërojnë Pashkët sivjet provokojnë pakënaqësinë e disa njerëzve:

Unë jam nga njerëzit të cilët i respektojnë traditat – thekson përkthyesja Diana Dimitrova. – Ne kemi traditë që mbarë familja të mblidhemi për të kremtuar Pashkët. Krahas kësaj frekuentoj edhe kishën këtë ditë, kështu që kjo do të më mungojë. Mirëpo, e kam të qartë se duhet të marrim në konsideratë situatën.

Tre vjet me radhë Diana dhe bashkëshorti i saj presin Pashkët bashkë me të bijën e cila jeton në Gjermani. Mirëpo, për shkak të izolimit dhe pamundësinë për të udhëtuar sivjet do të jenë bashkë vetëm online. E tillë do të jetë atmosfera festive edhe në mijëra shtëpi të tjera bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, Luiza Lazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Thatësira dhe humbjet e fermerëve: KE hapi rezervën bujqësore të krizës

Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..

botuar më 24-10-01 8.21.MD

Holanda mbetet vendi më tërheqës për studentët bullgarë

Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..

botuar më 24-10-01 4.23.MD

Gratë bullgare jetojnë 7.4 vjet më shumë se burrat

Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..

botuar më 24-10-01 12.04.MD