Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushtria Bullgare i dhuroi Maqedonisë së Veriut veshje mbrojtëse

Foto: BTA

Ministria bullgare e mbrojtjes i dhuroi veshje mjekësore dhe maska mbrojtëse ushtrisë së Maqedonisë së Veriut. Për këtë grant kanë rënë dakord ministrat Krasimir Karakaçanov dhe Radmila Shekerinska.

Kështu Bullgaria u ofron mjekëve ushtarakë maqedonas mjete cilësore profesionale për mbrojtje personale në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid-19.

100 kompletet e para tashmë janë dorëzuar në pikën e kontrollit kufitar “Gjueshevo” – “Deve Bair”. Është përgatitur dhe pjesa e dytë e ndihmës – akoma 200 komplete të tjera.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti e hodhi poshtë projekt-kabinetin e GERB-SDS

Pas debateve të ashpra, parlamenti hodhi poshtë kabinetin e propozuar nga GERB-SDS me kryeministrin Rosen Zheljazkov. 98 deputetë e mbështetën, 138 deputetë votuan “kundër”, dy abstenuan. Kujtojmë se Zheljazkov, që përfaqëson forcën e parë politike në..

botuar më 24-07-03 5.16.MD

Për 63% të bullgarëve, rritja e furnizimeve me armë për Ukrainë është një "ide e keqe"

Optimizmi ukrainas përplaset me skepticizmin bullgar dhe evropian përpara samitit të NATO-së, me ndarjet që shfaqen mbi shpenzimet e mbrojtjes dhe se si do të përfundojë lufta. Këto janë përfundimet në një raport të bazuar në një studim të ri të..

botuar më 24-07-03 4.16.MD

Nëpërmjet Jordanisë, Bullgaria dërgoi ndihma humanitare në Gaza

Ndihma humanitare e ofruar nga Bullgaria për popullsinë civile të Gazës u nis me kamionë për në rajon më 29 qershor, njoftoi në Facebook Ambasada Bullgare në Jordani.Dërgesa përfshin ushqime, ilaçe, tenda dhe mallra të tjera thelbësore. Ato do t'u..

botuar më 24-07-03 12.13.MD