Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U shua tensioni në lagjen e kryeqytetit “Fakulteta”

Foto: BGNES

Afro 50 veta u mblodhën pranë një prej pikave kontrolluese në lagjen rome “Fakulteta” për të protestuar kundër masave kufizuese. Te ora 13.30  Ministria e Punëve të Brendshme frenoi situatën dhe tensioni u shua, informoi reporteri i Radios Kombëtare Bullgare Nikollaj Hristov.

Shefi i Drejtorisë së Kryeqytetit të Punëve të Brendshme Georgi Haxhiev siguroi, se në lagjen mbeten nëpunës të Ministrisë së Brendshme për të kontrolluar masat kundër epidemisë.

Në të njëjtën kohë bashkësia rome në qytetin e Bullgarisë Verilindore Dobriç i dhuroi spitalit në qytet afro 3500 euro. Shuma u grumbullua në vazhdim të tre ditëve për blerjen e mjeteve personale mbrojtëse për mjekët.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook /Festa e Dollmës së Hotancës

Festa e Dollmës së Hotancës – shija e një tradite shekullore

Fshati Hotanca, në komunën e Rusës, është mikpritës i “Festës së Dollmës së Hotancës” – një festival kulinar dhe folklorik, i organizuar nga Biblioteka kulturore “Svetlina-1928”. Aktiviteti fillon sot në orën 11:00, në sheshin qendror të fshatit. Programi..

botuar më 25-11-01 10.25.PD

Bullgarët janë ndër ata që përdorin më pak trenat në BE

Transporti hekurudhor i pasagjerëve në BE u rrit me 5.8% gjatë vitit 2024, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia Statistike Eurostat. Vitin e kaluar, me tren u realizuan 443 miliardë kilometra-pasagjer (pkm), që është niveli më i lartë..

botuar më 25-11-01 6.30.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në bregdetin e Detit të Zi - deri në 10°, në Sofje - do të jetë rreth 3°. Gjatë ditës do të jetë me diell me re të larta të shpërndara, para mesditës në vende të rrafshnalta do të ketë..

botuar më 25-10-31 7.40.MD