Deri tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Bullari është 856 veta. Rastet aktive janë 671. Rastet e reja të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit janë 40. 16 prej tyre janë vendosur në spital. Rritja në krahasim me ditën e djeshme është 4.8 për qind. Nga të infektuarit e rinj 15 janë në Sofje, 9 në Vidin, 5 në Stara Zagora, 4 në Burgas, 3 në Haskovo, nga një në Bllagoevgrad, Gabrovo, Ruse dhe Sliven. Ndër ta ka një foshnjë dy mujore në Burgas dhe një fëmijë 9 vjeç nga Paniçerevo.
69 punonjës mjekësorë janë infektuar me Covid-19, ose 8% e të gjithë të infektuarve. Ndër ta nuk ka të sëmurë në gjendje të rëndë.
Në qytetin Vidin (Bullgari Veriperëndimore) pranë lumit Danub nuk mjafton personeli mjekësor dhe një pjesë prej pacientëve i drejtohen qytetit Llom.
Pacientët e shëruar janë 153, ose 17.7% e të infektuarve.
Sofja mbetet qyteti me më shumë të infektuar me Covid-19 – gjithsej 510.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski deklaroi se Bullgaria tashmë disponon një plan për dobësimin e masave, duke u ndjekur situata në mbarë botën.Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..
Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..
Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë gati me një memorandum për bashkëpunim në projekte të reja transporti, deklaroi komisioneri evropian grek për..
Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Grushko, deklaroi se Moska nuk ka zhvilluar bisedime për fluturimin e mundshëm të avionit presidencial të..