Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sot është E Shtuna e Madhe

Foto: BGNES

Sot bota ortodokse shënon Të Shtunën e Madhe – ditën e fundit të Javës së Madhe. Këtë ditë Kisha përmend varrimin e trupit të Jisu Krishtit dhe zbritjen e shpirtit të tij në ferr, që t’i heqë prangat dhe të hapë përsëri dyert e parajsës.

Sot priftërinjtë i ndërrojnë rrobat e zeza me veshje të bardha paskale si simbol i fitores së Krishtit kundër Satanasë dhe vdekjes. Mu në mesnatë në sheshin “Aleksandër Nevski” në qendër të Sofjes Patriku Neofit do të shpallë Ringjalljen e Shpëtimtarit.

Me vendim të Sinodit të Shenjtë sivjet klerikët e Kishës Ortodokse Bullgare nuk do të udhëtojnë deri në Jerusalem, që të sjellin Zjarrin e Shenjtë nga Jerusalemi. Flaka e tij do të merret nga tempujt në Bullgari, ku ruhet që nga viti i kaluar.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shteti propozon emërimin e një administratori të posaçëm në “Lukoil” Bullgari

Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe rafineria në Burgas, njofton Reuters. Më 7 nëntor, shumica qeverisëse paraqiti në parlament..

botuar më 25-11-07 12.13.MD

Sofja dhe Kievi zhvillojnë bisedime për bashkëpunim energjetik dhe mbrojtës

Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..

botuar më 25-11-07 9.46.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..

botuar më 25-11-06 7.40.MD