Gjatë 24 orëve të fundit janë ripohuar 19 raste të reja të Covid-19 në Bullgari. 8 prej të sëmurëve janë vendosur në spital. Rritja është me 2.2% në krahasim me ditën e djeshme. Kështu numri i të sëmurëve është 884, 689 prej të cilëve janë me simptoma të shfaqura. Në spitale ka 246 pacientë, 35 prej tyre janë në repartet intensive.
Në Sofje ka gjithsej 521 raste. 138 janë në spital, 23 – në repartet intensive. Deri tani nga Covid-19 në Bullgari kanë vdekur 42 veta.
Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se po zhvillohet monitorim i vdekshmërisë së përgjithshme në vend, në krahasim me vdekshmërinë nga Covid-19, që të shihet nëse ka mortalitet të fshehur, që nuk është përfshirë në statistikë.
Fillon rimëkëmbja graduale e punës së spitaleve. Javën tjetër rifillojnë konsultimet në repartet gjinekologjike dhe në ato të pediatrisë. Rivendoset edhe programi kombëtar i imunizimit.Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një..