Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ursula von der Leyen: Bullgaria tregoi vullnet dhe nuk i mbylli kishat në një moment kur njerëzit kanë nevojë për besim

Foto: BGNES

Kryeministri Bojko Borisov dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen kanë shqyrtuar në një bisedë telefonike planet dhe mundësitë e Bashkimit Evropian për daljen nga kriza e shkaktuar nga pandemia e Covid-19, si dhe masa konkrete për rimëkëmbjen e ekonomive të vendeve në bashkësinë evropiane.

Borisov e ka informuar shefen e KE-së për qëllimet e Bullgarisë për të përshpejtuar veprimet e saj për hyrje në dhomën e pritjes të eurozonës.

Ursula von der Leyen i ka përshëndetur bullgarët me rastin e Pashkëve. “Qeveria bullgare shfaqi një vullnet të fortë dhe nuk i mbylli kishat në një moment kur njerëzit kanë nevojë për besim dhe shpresë”, ka thënë Ursula von der Leyen.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% që nga viti 1994

Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024 numri ra në 53 428. Rreth 6.5% e fëmijëve bullgarë lindin tashmë përmes procedurave in vitro. Të..

botuar më 25-11-08 3.15.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD