Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

31 raste të reja të Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Prof. Vencisllav Mutafçijski
Foto: BGNES

Në brifingun e radhës udhëheqësi i Shtabit Operativ për luftë kundër Covid-19 gjen. major Vencisllav Mutafçijski informoi se gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë regjistruar 31 të infektuar të rinj, 16 prej tyre janë hospitalizuar.

Në krahasim me një ditë më parë numri i përbashkët i të infektuarve është rritur 3,5%, deri më 915, prej të cilëve aktivë janë 705 veta. Janë prekur akoma 7 nëpunës mjekësorë dhe kështu numri i tyre i përbashkët bëhet 76, apo 8,3% prej të gjithë të sëmurëve.

Me 6 rastet e reja për 24 orët e fundit tani të shëruarit janë 167. Për këtë periudhë të vdekurit prej sëmundjes rritën me 1 dhe numri i tyre i përbashkët deri tani rezulton 43. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria prej kohësh i ka përmbushur të gjitha kriteret teknike për anëtarësim në Shengen

"Ka ardhur koha." Kështu në mënyrë lakonike presidenti Rumen Radev e komentoi nga Nju Jorku mundësinë që më 10 tetor të këtij viti të bëhet një propozim Bullgaria të hyjë në zonën Shengen edhe në rrugë tokësore. Kreu i shtetit kujtoi se vendi..

botuar më 24-09-25 8.57.PD

Birra kraft do të derdhet në fund të javës në Sofje

20 fabrika birre bullgare do të ofrojnë recetat e tyre unike të birrës gjatë festivalit "Rruga Sumbullare", i cili do të mbahet në fund të javës - më 27, 28 dhe 29 shtator, përballë godinës së Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të Sofjes...

botuar më 24-09-25 6.05.PD

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të mërkurën , më 25 shtator, do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat do të rriten pasdite nga perëndimi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-juglindor, por nga mbrëmja në zonat perëndimore do të orientohet nga drejtimi..

botuar më 24-09-24 7.35.MD