Zyrtarihst rastet e Covid-19 në Bullgari janë 929
Sipas të dhënave të Shtabit operativ kombëtar për kundërvënien e Covid-19 në orën 17.00 të hënën rastet e konfirmuara të të infektuarve në Bullgari janë 929 veta. Gjatë ditës së sotme janë regjistruar akoma 14 raste të reja – 11 në qarkun e Sofjes, 1 në qarkun e Smoljanit, një në qarkun e Slivenit dhe një në q. Haskovo. Po vazhdojnë analizat laboratorike. Janë hospitalizuar 268 persona, 34 ndodhen në repartet intensive dhe në klinika të mjekimit intensiv. 489 prej të pozitivëve ndaj Covid-19 janë burrë, 440 janë gratë. 76 prej tyre janë nëpunës mjekësorë. Të vdekurit me diagnozë koronavirus janë 43.
Testojnë të gjithë stafin e qendrës së mjekësisë urgjente në Vidin
Për analiza për Covid-19 në Sofje janë dërguar kampionët e marrë nga personeli i qendrës së mjekësisë urgjente në spitalin “Shën e Premtja” të qytetit Vidin (Bullgari Veriore). Inspektorati Rajonal i Shëndetësisë e bëri të ditur këtë pasi u bë e qartë se një nga mjekët e qendrës urgjente është infektuar me koronavirus. Administrata rajonale e qytetit Vidin saktësoi se rastet e konfirmuara të të sëmurëve me Covid-19 në qytet janë 23, 15 prej të cilave janë të nëpunësve mjekësorë.
Rifillojnë veprimtaritë shëndetësore të shtyra për shkak të Covid-19
Me urdhëresë të Ministrit të shëndetësisë Kirill Ananiev që nga 21 prilli do të rifillojë puna normale e reparteve të pediatrisë dhe obstetrikës, do të rivendoset pranimi i planifikuar në spitale. Në të njëjtën date do të rifillojnë dhe veprimtaritë e planifikuara të mjekimit dhe operacionet. Rastet më të rënda do të jenë me prioritet.
Ministria e shëndetësisë do të blejë dy helikopterë për ndihmë urgjente mjekësore
Lidhur me ridrejtimin e fondeve evropiane me vlerë 20 mln. euro nga Programi “Regjionet në Rritje” për kundërvënien e koronavirusit dhe pasojave të epidemisë, para BNR-së Zv.Ministrja e zhvillimit regjional Denica Nijkollova shpjegoi se me to Ministria e Shëndetësisë do të blejë 317 aparate për ventilim të mushkërive, 72 mijë teste, 105 mijë teste të shpejta, mjete laboratorike të konsumit dhe maska. Po përgatitet dhe procedurë për blerjen e dy helikopterëve për raste urgjente mjekësore.
Me sukses u ndërrua kontingjenti bullgar në Afganistan
Nga Afganistani u kthyen të gjithë ushtarët e kontingjentit të 39-të bullgar që mori pjesë në misionin e NATO-së aty. Shefi i mbrojtjes admiral Emill Eftimov nënvizoi gjatë ceremonisë së pritjes se përgatitja dhe certifikimi i kontingjentit të ri të 40-të ka përkuar me fillimin e pandemisë botërore me Covid-19. Pavarësisht nga kriza rotacioni i kontingjenteve u krye me sukses dhe sipas planit paraprak, shtoi admirali.
Pazaret në Sofje përsëri punojnë
Pas ndërprerjes parandaluese të punës së pazareve nga 17 deri më 19 prill 2020, të urdhëruar nga Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev, tregjet dhe pazaret në ambiente të hapura përsëri punojnë në mënyrë të zakonshme. Rregullat për tregti në to mbeten të njëjtat – njerëzit duhet të respektojnë distancë fizike dhe të dezinfektojnë duart e tyre para hyrjes në pazar. Pak njerëzve, të cilët janë pa maska sigurohen mjete të tilla për përdorim të njëhershëm. Sipas kërkesave të autoriteteve të shëndetësisë, menaxherët e pazareve duhet të sigurojnë dezinfektim katër herë në ditë.
Java e Ndritshme filloi me masa të rrepta kundër virusit
Kremtimet e Javës së Ndritshme që fillon pas Pashkëve janë shoqëruar me respektim të rreptë të rregullave të lidhura me situatën e epidemisë në vend. Në procesionin e famshëm me qirinj në Manastirin e Baçkovos që zhvilohet çdo të hënën pas Pashkëve ikona e Shën Hjylindëses ishte çuar nga manastiri deri në vendin e quajtur Klluvijata në praninë e pak njerëzve. Ata mbanin maska dhe respektuan distancën e rekomanduar. Për shkak të masave kufizuese ikona ishte vendosur mbi automjet dhe nuk ishte mbajtur nga njerëzit.
Gjithçka më të rëndësishme për COVID-19 në shqip mund të lexoni në seksionin tonë të posaçëm për koronavirusin.
Mund të gjeni informacion aktual për koronavirusin dhe masat në Bullgari në akoma 9 gjuhë në ueb sajtin e Radio Bullgarisë.
Përpiloi: Stoimen PavllovPërgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..