Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Autoritetet përgënjeshtruan informacionin e përhapur për rrezatim radioaktiv në Bullgari

Foto: Këshilli i Ministrave

Në një briefing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave shefat e kryedrejtorisë “Siguria kundër Zjarreve” dhe Instituti Kombëtar për Hidrologji dhe Meteorologji përgënjeshtruan kategorikisht se niveli i rrezatimit radioaktiv në vend është në normat e lejuara. Shkasi për zhvillimin e briefingut u bë informacioni i përhapur në rrjetet sociale për rrezik në lidhje me zjarrin që digjej në vazhdim të një muaji në rajonin e centralit atomik në Çernobil të Ukrainës.

Nuk ka rrezik madje po të ketë erë verilindore, na siguroi drejtori i Institutit të Meteorologjisë Hristomir Brënzov.

Pikat e monitorimit të drejtorisë “Siguria kundër zjarreve dhe mbrojtja e popullsisë” janë dislokuar në tërë vendin dhe tani për tani nuk ka aspak rrezik, ripohoi drejtori i shërbimit komisari Nikollaj Nikollov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja dhe Kievi zhvillojnë bisedime për bashkëpunim energjetik dhe mbrojtës

Siguria energjetike në rajon dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë u diskutuan nga kryeministri Rosen Zheljazkov dhe presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. Të dy biseduan me telefon më 6 nëntor. Ata diskutuan gjithashtu çështje..

botuar më 25-11-07 9.46.PD

Parashikimi i motit për 7 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e vendeve - para mesditës. Në Bullgarinë Veriperëndimore sasitë do të jenë më të konsiderueshme. Moti do..

botuar më 25-11-06 7.40.MD
Ilijana Jotova

Nënpresidentja: Askush nuk i ka qetësuar bullgarët se nuk do të ketë problem me karburantet

“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese nuk pati asnjë argument apo diskutim”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova para gazetarëve në..

botuar më 25-11-06 6.01.MD