Bullgaria mbetet në vend të 111-të ndër 180 vendet e përfshira në raportin e organizatës joqeveritare “Reporterët pa kufij”. Në pjesën e raportit për Bullgarinë është shkruar se gjendja e medieve nuk është përmirësuar, pavarësisht presionit të ushtruar ndërkombëtar.
Janë përmendur disa raste: heqja e parakohshme e gazetares Sillvija Velikova nga programi i mëngjesit i BNR-së, shkarkimi i gazetarëve të televizionit Nova TV, kurse për Televizionin Kombëtar Bullgar thuhet se politika e redaktorit është ndryshuar – nga ajo neutrale deri në proqeveritare.
Në këtë klasifikim Bullgaria mbetet e fundit ndër shtetet e BE-së. Pandemia e koronavirusit kërcënon akoma më shumë lirinë e fjalës në botë, konstaton raporti.
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4°. Në Sofje do të jetë rreth 2°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell në vend. Do të fryjë erë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan projektet strategjike në energjinë bërthamore si një garantues kyç i sigurisë afatgjatë të energjisë së..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë Ruses do të ndalen, njoftoi Agjencia “Infrastruktura Rrugore”. Kufizimi i përkohshëm do të jetë për..