66 janë rastet e reja të konfirmuara të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit. 29 prej personave të infektuar janë vendosur në spitale. Në Sofje ka 22 raste, në Pleven – 13, në Sliven – 5, në Veliko Tërnovo – 5, ka nga 4 në Plovdiv, Pazarxhik dhe Kjustendill, 3 në Lloveç. Këtë e bëri të ditur Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. prof. Vencisllav Mutafçijski.
Numri total i rasteve të Covid-19 në Bullgari është 1081. 841 prej personave të prekur janë me simptoma të shfaqura. Të vendosurit në spital janë 262 veta. Në repartin intensiv ka 37. Të vdekurit tashmë janë 50, ose 4.3 për qind. Të shëruarit 190, 16 prej të cilëve janë raste të reja.Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u riparuar dhe më pas do të vazhdojë lundrimin drejt Amerikës së Jugut – Uruguait dhe Argjentinës, me..
Qeveria do të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për të vlerësuar gatishmërinë e Bullgarisë për t'u bashkuar me eurozonën. Këtë е deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov para gazetarëve në Bruksel, të cituar nga BTA. Ai konfirmoi se..
Anija që u ndalua për incidentin me kabllon e dëmtuar në Detin Baltik u lirua. Hetimi nuk gjeti asnjë provë sabotimi. Këtë e bëri të ditur prokuroria suedeze. Pak ditë më parë, anija bullgare “Vezhen” u ndalua nga autoritetet suedeze me dyshimin për..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..