Ditën e premte në orën 08.00 shefi i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 gjen. Vencisllav Mutafçijski bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Bullgari janë konstatuar 90 raste të reja të koronavirusit. Shumica prej tyre janë në Sofje – 29. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara arriti 1171 veta. Rritja në krahasim me ditën e mëparshme është 8.3%. Rastet aktive në tërë vendin janë gjithsej 890. Ndër punonjësit mjekësorë ka 34 raste të reja, me të cilat numri i tyre total shkon në 121, ose 11% prej të gjithë të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar akoma 3 pacientë dhe numri i tyre i përgjithshëm tashmë është 193 veta.
Ka akoma 2 të vdekur, me të cilët numri i të vdekurve nga Covid-19 në vend shkon në 52, që është 4.4% e të gjitha rasteve.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...