Miratimi i veprimeve të qeverisë bullgare në kushtet e pandemisë po mbetet, por ka njëfarë uljeje në krahasim me atë në fillim të gjendjes së jashtëzakonshme. Shumica e bullgarëve mendojnë se vendi ynë përballet mirë në kushtet e krizës, duke pasur parasysh nivelin e ulët të të infektuarve. Përqindja e njerëzve që kanë frikë nga koronavirusi ulet 7% deri në 57% ,në krahasim me muajin mars. Kanë panik 24% e të anketuarve. 6% deri në 18% është rritur përqindja e atyre që e konsiderojnë situatën si "tepër të zhurmshme", tregojnë të dhënat e një studimi të “Gallup International”, zhvilluar nga 21 deri në 23 prill.
Ndalesa e udhëtimeve mes qyteteve nuk përkrahet nga 53% e bullgarëve, kundrejt 40% muajin e kaluar. Ka kritikë serioze edhe kundër mbylljes së parqeve: 59% janë “kundër”, 39% janë “pro”, të tjerët nuk kanë mendim.Presidenti Rumen Radev ktheu për diskutim të ri në parlament ndryshimet ligjore të miratuara, me anë të të cilave shitja e aseteve të kompanisë ruse Lukoil në vend do të bëhet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, me kusht që të jepet një..
Shoqata Kombëtare e Prodhuesve të Duhanit - 2010 (NAT-2010) kundërshton propozimin për t'i dhënë fund mbështetjes publike për kultivimin e duhanit në BE. Një letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë citon qëndrimin e organizatës më të madhe bujqësore..
Në Pallatin Sinodal, Patriarku bullgar Daniel u takua me grupin parlamentar të "BSP - E Majta e Bashkuar". Delegacioni i socialistëve u kryesua nga Zëvendëskryeministri dhe Kryetari i BSP-së Atanas Zafirov, njoftoi Sinodi i Kishës Ortodokse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..