Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrëzuan një godinë të madhe në Sofje

Foto: BGNES

Pas përgatitjes së gjatë, në mënyrë të kontrolluar ishte shpërthyer një ndërtesë e papërfunduar 17-katëshe. E projektuar para shumë vjetëve për të mbledhur në një vend të gjitha shtëpitë botuese, ajo i ngjante një libri të hapur, por ndërtimi i saj nuk ishte përfunduar për shkak të mungesës së fondeve.

Pas ndryshimeve demokratike të vitit 1989 godina shtetërore disa herë ndryshoi pronarët e saj dhe më parë ishte rrëzuar pjesa ku ndodhej shtypshkronja e gazetave. Sipërfaqja, në të cilën ndodhet godina ndodhet në një nga arteret e mëdha të qytetit, e cila çon në autostradën “Trakia” (Sofje - Burgas). Terreni është prej 6 hektarësh dhe është pronë e grupit më të madh të spitaleve në vend “Bulpharma”. Akoma nuk janë të qarta planet e pronarit për të ardhmen e tij. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Detarët bullgarë të kapur janë në atdhe

Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në..

rinovuar më 25-01-23 6.14.MD

Qytetarët protestuan në mbështetje të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”)

Ambientalistët protestuan para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kundër synimeve për reduktimin e territorit të Parkut Natyror “Sinite Kamëni” (“Gurët Blu”) dhe krijimin e vendbanimeve. Sipas ambientalistëve, nëse nuk ndërpritet ndërtimi në park,..

botuar më 25-01-23 3.51.MD
Temenuzhka Petkova

Deficiti buxhetor është 18 miliardë leva (afërsisht 9 miliardë euro)

Gjendja e financave publike është jashtëzakonisht shqetësuese. Sipas ministres së financave Temenuzhka Petkova, deficiti është 18 miliardë leva, prandaj nuk parashikohen kosto për ndërtimin e infrastrukturës. Petkova theksoi se sa më gjatë të mos ketë..

botuar më 25-01-23 3.14.MD