“Nuk mund të pranoj manipulimet se shteti dhe ministria nuk bëjnë asgjë”, tha para BNR-së Ministrja e turizmit Nikolina Angellkova pas kërkesave të organizatave turistike për dorëheqjen e saj. Ministria ka hartuar një strategji për sezonin veror, i cili sivjet do të fillojë vonë – më 1 korrik. Përgatitja për të do të fillojë më 15 qershor.
“Për ne me rëndësi është tregu i brendshëm. Është e natyrshme që bullgarët të parapëlqejnë bregdetin tonë. Po reklamojmë në kuadrin e fushtës “Rizbulo Bullgarinë”, tha Angellkova. Po mendohet për kupona për turizëm në Bullgari, për përdorim falas të çadrave dielli dhe shezlloneve në plazhe. Angellkova pret se Komisioni Evropian do të drejtojë 20% prej fondeve evropiane për rimëkëmbjen e turizmit pas krizës.
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9 lloje të materialeve higjienike. Programi europian zbaton edhe operacionin “Dreka e nxehtë”,..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..