Në orën 08.00 ditën e hënë Shtabi Operativ Kombëtar për luftimin e Covid-19 bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar akoma 58 raste të reja të Covid-19, me të cilat numri total i të infektuarve shkoi në 1 348.
Rajonet aktive në vend janë 7 nga gjithsej 28.
Gjatë 24 orëve të fundit më shumë të infektuar janë regjistruar në Pleven dhe në rajonin e Plevenit- 23 raste të reja. Në Sofje rastet e ripohuara janë 19, në Kjustendill – 8, në Veliko Tërnovo – 4, në Plovdiv – 2, në Sliven dhe Pazarxhik – nga një. Ndër punonjësit mjekësorë ka akoma 9 të infektuar dhe kështu numri i tyre i përgjithshëm bëhet 147. Me akoma një të vdekur viktimat tashmë u bënë 56.
301 prej të infektuarve janë vendosur në spitale, ndërsa 41 janë në reparte intensive. Janë shëruar 206 persona, ose 15.3% e të infektuarve.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..