Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Psikologia Dimitrina Prodanova: Pandemia është shans për kultivimin e vlerave të rëndësishme te fëmijët

Foto: pixabay

Të kyçur në shtëpitë për shkak të koronavirusit fëmijët aty mësojnë, bëjnë ushtrime, komunikojnë, luajnë. Mirëpo, çfarë ndodh me psikikën e tyre përderisa jetojnë midis katër mureve me shkollë online dhe me miq online?

“Sikur për ne të moshuarit situata është më e çuditshme se sa për fëmijët, sepse ata si një brez digjital janë mësuar të komunikojnë jo vetëm sy më sy por edhe online – përgjigjet para Radio Bullgarisë psikologia e fëmijëve Dimitrina Prodanova. -  Kjo që ndikon më tepër mbi të vegjlit është se si prindërit e tyre e pranojnë situatën. Në se ata jetojnë me prindër të cilët pa u ndërprerë ndjekin mediat dhe lajmet për koronavirusin, edhe fëmijët bëhen të shqetësuar. Prandaj është me rëndësi që prindërit të fokusohen mbi anët pozitive të situatës si për shembull se për herë të parë kalojnë aq shumë kohë me familjen.”

Sipas psikologes më e vështirë është për fëmijët nga klasa e parë deri në të të katërt, sidomos për ata që frekuentojnë veprimtari të ndryshme jashtëshkollore, sepse në praktikë ata humbën jetën e tyre sociale. Adoleshentët e dramatizojnë situatën duke theksuar se nuk mund të takohen me miqtë.

Në ç’shkallë fjala koronavirus do të dëmtojë shpirtrat e brishta të të miturve prapë varet nga të moshuarit – nga emocioni që fshihet prapa shprehjeve të tyre, nga shpjegimet e tyre, nga shpresa që inspirojnë se e keqja do të ikë. Për më tepër se vdekja po fiton një hapësirë gjithnjë e më të madhe në emocionet dhe mendimet, për të flitet në çdo transmetim televiziv. Në këtë situatë të hapësirave të kufizuara dhe të mbyllura, të shqetësimit në rritje, rrethanat mund të mbizotërojnë mbi edukimin dhe në pah mund të dalin gjëra për të cilat kemi menduar se janë të shtypura dhe të fisnikëruara.

“Kur një fëmijë nuk ka mundësi t’i reagojë shqetësimit me aktivitet fizik ose krijues, kjo mund të provokojë agresionin – shpjegon Dimitrina Prodanova.Duke qëndruar në izolim fëmijët zbulojnë sa shumë i duan vëllezërit ose motrat më të vegjël, se pasi do të hiqet izolimi më parë do të shkojnë te gjyshi dhe gjyshja. Kështu që ka shans për kultivimin e vlerave të rëndësishme te fëmijët, pse jo edhe te të moshuarit.”

Për shkak të pandemisë u shtyprezantimi i librit të dytë profesional të psikologes Dimitrina Prodanova “Përkthimi i gjuhës së fëmijëve”. Si të motivojmë fëmijët, si të rritim vetëvlerësimin e tyre, si të inkurajojmë të lexojnë dhe këshilla të tjera të rëndësishme përmban këtë libër për prindër.

“Kur prindërit vijnë në kabinetin tim i këshilloj të dëgjojnë se çfarë thonë fëmijët e tyre, intuitën e tyre dhe zërin e brendshëm – shpjegon psikologia. – Me rëndësi është që të kemi besim te arsyeja e shëndoshë e fëmijëve dhe të sillemi ndaj tyre me respekt. Që nga lindja çdo njeri mban në vet veten një kokërr e cila fsheh pjesën e tij të pjekur. Dhe me rëndësi është të lidhemi me këtë kokërr të tij, jo me anën shkatërruese e cila provokon destruktivitetin tonë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD

Banorët e Sofjes janë skeptikë se do të ketë një ndryshim pas zgjedhjeve të radhës

Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..

botuar më 24-10-27 6.28.MD