Ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva diskutoi në telefon me homologun e saj rus Sergej Llavrov bashkëpunimin midis Bullgarisë dhe Rusisë. Me ftesë të zonjës Zaharieva më 27 prill planifikohej vizitë të zotit Llavrov në Sofje, por ajo u shty për shkak të krizës me Covid-19. Ministrat shprehën kënaqësi nga zhvillimi i lidhjeve dypalëshe dhe nga dialogu pozitiv. Projektet me rëndësi për të dy vendet realizohen me sukses. Pritet të përfundojë ndërtimi i Rrymës Ballkanike deri në fund të vitit 2020. U saktësua se në rrugë diplomatike do të shkëmbehen ndryshimet e ratifikuara të Marrëveshjes së Sigurimit Social midis Bullgarisë dhe Rusisë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..