Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

39 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari brenda 24 orëve të fundit

Foto: BTA

Në brifingun e rregullt mëngjesor më 28 prill kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar për luftimin e koronavirusit gjeneral Vencisllav Mutafçijski njoftoi, se brenda 24 orëve të fundit në Bullgari u zbuluan 39 raste të reja të Covid-19. Prej tyre 14 u hospitalizuan. Në krahinat rastet e reja ndahen si më poshtë: Sofja -11, Vidin – 11, Pllovdiv – 4, Kjustendill – 4, Sliven – 2, Pazarxhik – 2, Pleven, Bllagoevgrad, Gabrovo, Haskovo, Jamboll – nga 1. Brenda 24 orëve të fundit ka tri nëpunës shëndetësor të infektuar me virusin.

1387 janë rastet e vendosura të koronavirusit në Bullgari. Prej tyre rastet aktive janë 1107. Sipas numrit të të infektuarve Sofja është në vendin e parë me 651  raste. Të shëruarit nga virusi janë 222, ndërsa viktimat – 58.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1°, në Sofje – rreth minus 4°. Para mesditës, prishja më e ndjeshme dhe reduktimi i mbulesës së reve që filloi në perëndim do të vazhdojë në rajonet lindore të vendit. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-05 7.40.MD

Bullgaria merr pjesë në ekspozitën më të madhe turistike në Turqi EMITT 25

Ekspozita Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtimit në Mesdheun Lindor EMITT 25 u hap në Stamboll dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt. Ekspertët e vendosin atë ndër pesë ekspozitat më të mëdha turistike në botë. Në forum marrin pjesë mbi 400 operatorë..

botuar më 25-02-05 6.13.MD

Bullgaria mori kompensim për ndihmën e saj për Ukrainën

348 milionë leva /178 milionë euro/ hyrën në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në fund të janarit sipas marrëveshjes së kompensimit për ofrimin e ndihmës për Ukrainën. Këtë e njoftoi në një konferencë për mediat në Këshillin e Ministrave ministrja e..

botuar më 25-02-05 5.56.MD