Në një seancë të jashtëzakonshme parlamenti i Bullgarisë dëgjoi kryeministrin Bojko Borisov për gjendjen e vendit si rezultat i pandemisë Covid-19 dhe për efikasitetin e masave të ndërmarra nga qeveria. Ai theksoi se megjithë krizën shumë sektorë të ekonomisë vazhdojnë të punojnë, bujqësia, ndërtimi dhe sektori IT gjithashtu. Në sajë të masës së qeverisë për ndihmë të biznesit 60:40 nga 7 deri në 10 mijë punëtorë në ditë ruajnë vendet e punës, shtoi kryeministri. Ai pranoi se akoma nuk dihet se si vendi do të përballojë problemet në turizëm. Zoti Borisov shtoi se në Bullgari masat për kufizimin e përhapjes së koronavirusit janë relativisht liberale dhe se ajo ka treguesit më të ulët të vdekshmërisë në Evropë. Lideri i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Mustafa Karadajë vlerësoi masat e qeverisë si të mira në etapën e tanishme, por shtoi se është i domosdoshëm plan për rivendosjen e ritmit normal të jetës në vend.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..