Prindërit dhe sindikatat janë kundër idesë për kthimin e nxënësve në shkollë para përfundimit të vitit shkollor. Një mundësi të tillë përmendi Kryeministri Bojko Borisov për nxënësit e klasave të 7-të dhe të 12-të , të cilët do të kenë provime dhe në bazë të notave prej këtyre provimeve ata do të konkurrohen për vendet e parapëlqyera prej tyre në shkollat e mesme dhe të larta.
Në një peticion me nënshkrime të mbledhura të qytetarëve thuhet se në shkollë është e pamundshme që të respektohen masat e lidhura me distancën fizike në kohën e epidemisë. Sindikata “Arsimi” pranë Konfederatës së Punës “Podkrepa” (Mbështetje) kërkon që viti shkollor të përfundojë në kushtet e mësimdhënies në distancë. Në peticion paralajmërohet se shumë mësues do të refuzojnë të jenë mbikëqyrës në provimet shtetërore të nxënësve të klasave të 7-të dhe të 12-të sepse janë në moshë mbi 55 vjeç dhe hyjnë në grupmoshën e rrezikuar nga koronavirusi.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..