Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rifillojnë trajnimet dhe provimet e autoshkollave

Foto: BGNES

Më 4 maj 2020 përsëri fillojnë të organizohen provimet e aftësisë për lejedrejtimin në Bullgari. Puna e autoshkollave ishte ndër ato që nuk zhvilloheshin për shkak të koronavirusit. Këtë e vendosën Ministri i transportit Rosen Zheljazkov dhe përfaqësuesit e firmave për përgatitjen e shoferëve.

Në përputhje me masat kundër epidemisë koha e zhvillimit të provimeve do të bëhet më e gjatë dhe ato do të organizohen në salla më të mëdha. Gjatë drejtimit të automjeteve do të jetë e detyrueshme mbajtja e dorezave dhe maskave. Qëllimi është që të ketë një organizim efektiv, i cili do të lejojë funksionimin normal të autoshkollave, tha Ministri. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..

botuar më 25-11-20 6.12.MD
Angell Kënev

U zbulua një rrjet kriminal për kontrabandë dhe trafikim të vlerave kulturore me vlerë miliona euro

Një rrjet i madh kriminal për trafikim të vlerave kulturore dhe pastrim parash është shkatërruar nga Prokuroria Bullgare, Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Kriminalitetit të Organizuarpranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së..

botuar më 25-11-20 1.40.MD