Në ditën ndërkombëtare të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, 28 prill, Konfederata Ndërkombëtare e Bashkimeve Profesionale bëri thirrje për njohjen e Covid-19 si sëmundje profesionale. Qëllimi është të sigurohet mbrojtje më të madhe në vendin e punës dhe të garantohen kompensimet dhe ndihma mjekësore për secilin punëtor të infektuar.
„Pavarësisht se ka shumë paqartësi rreth virusit, faktet tregojnë se shumica e njerëzve janë infektuar në vendet e punës – tha zonja Sharan Burrow, sekretarja e përgjithshme e Konfederatës Ndërkombëtare te Bashkimeve Profesionale – Domethënë përfshirja e Covid-19 në listën e sëmundjeve profesionale është me rëndësi vendimtare për kufizimin e përhapjes së virusit. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme tani, kur shtetet fillojnë të lehtësojnë kufizimet në sektorët ekonomikë dhe hapësirat publike”.
Përpjekjet për kundërvënien e pandemisë janë në fokusin e sindikatave bullgare, të cilat janë gati të zhvillojnë dialog konstruktivdhe të bashkëpunojnë.
„Punëdhënësit përgjigjen për të gjitha gjërat e lidhura me sigurinë dhe shëndetin në punë, ata përgjigjen për secilin punëtor dhe për të gjithë kolektivin – nënvizoi para Radio Bullgarisë keretari i Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Aleksandër Zagorov. Diçka tjetër që duhet ta dimë është se masat kolektive të sigurisë duhet të jenë me prioritet, sepse mund të mbrojnë shëndetin e grupeve më të mëdha njerëzish. Por kur nuk ka masa të parashikuara kolektive, atëherë në fuqi janë masat individuale të mbrojtjes. Deri tani rreziqet biologjike dhe rreziku prej infektimit nuk kanë qenë në fokusin e vëmendjes në vendin e punës. Ata ishin objekt i shëndetësisë publike. Deri tani sistemi i shëndetësisë gjithmonë ka kujdesur për të sëmurët dhe prandaj mendonim se edhe këtë herë do të përballonim situatën në të njëjtën mënyrë.Por situata gjatë ditëve të fundit tregoi diçka tjetër. Dy vatrat e sëmundjes – në një ndërmarrje në qytetin Pleven (Bullgari Veriore) dhe në Termocentralin “Bobov Doll” tregoi se jemi krejtësisht të papërgatitur. Dukej se punëdhënësit kanë marrë mjaftë masa preventive, por pavarësisht nga kjo sëmundja u përhap ndër punonjësit”.
Prandaj klasifikimi i Covid-19 si sëmundje profesionale do të çojë në forcimin e masave të ruajtjes së shëndetit publik, të cilat do të hartohen gjatë muajve dhe vjetëve të ardhshme. Sindikatat bënë thirrje që siguria në vendin e punës të marrë nga Organizata e Ndërkombëtare e Punës status të së drejtës kryesore. Kjo masë do të garantonte mbrojtjen e të punësuarve nga aksidentet fatale dhe sëmundjet profesionale në të njëjtën mënyrë, në të cilën janë garantuar e liria e shoqërimit, marrëveshjet kolektive të punës, mbrojtja nga diskriminimi dhe nga puna e fëmijëve.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..