Më 29 prill u konfirmuan 10 raste të reja të koronavirusit. 4 janë në rrethin e Sofjes, 3 në rrethin e Kjustendilit, 2 në rrethin e Vracës dhe 1 në rrethin e Ruses. Me to numri total i rasteve të regjistruara në Bullgari shkoi në 1447. Ndër qytetet me numër më të lart të të infektuarve janë Sofja – 708, Pleven – 133 dhe Vidin – 83.
310 persona me Covid-19 janë në spital, 38 janë në repartet intensive. 155 janë punonjësit mjekësorë me infeksion të konfirmuar të koronavirusit.Të vdekurit nga Covid-19 janë 64. Të shëruarit – 243.
Që nga sot fillon testimi në masë për Covid-19 i nëpunësve të institucioneve sociale dhe azileve në rrethin e Sofjes.
Kryetarja e Grupit Parlamentar i GERB-it Daniella Daritkova dhe deputetja nga GERB Daniella Maleshkova, të cilat u diagnostikuan me Covid-19, u rimëkëmbën nga infeksioni dhe kanë rezultuar me teste negative.
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u riparuar dhe më pas do të vazhdojë lundrimin drejt Amerikës së Jugut – Uruguait dhe Argjentinës, me..
Qeveria do të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për të vlerësuar gatishmërinë e Bullgarisë për t'u bashkuar me eurozonën. Këtë е deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov para gazetarëve në Bruksel, të cituar nga BTA. Ai konfirmoi se..
Anija që u ndalua për incidentin me kabllon e dëmtuar në Detin Baltik u lirua. Hetimi nuk gjeti asnjë provë sabotimi. Këtë e bëri të ditur prokuroria suedeze. Pak ditë më parë, anija bullgare “Vezhen” u ndalua nga autoritetet suedeze me dyshimin për..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Federata e Konsumatorëve në Bullgari, lëvizja “Sistemi po na vret” dhe Sindikatat e Bashkuara të Pensionistëve shpallën bojkot kundër çmimeve të larta në..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..