Federata Bullgare e Atletikës së Lehtë shpalli një projekt për zhvillimin e garave në vend këtë verë.
Kampionati i parë kombëtar është planifikuar për datën 20 qershor, por Federata vuri në dukje se garat do të zhvillohen me kusht se gjendja e jashtëzakonshme hiqet, si dhe ndalesa për zhvillimin e garave sportive, e vendosur nga institucionet kompetente."Regata për jahte keel - Varna 200" (dy ditë pa ndërprerje) fillon më 12 qershor nga Stacioni Detar Varna. Distanca e garës është 200 milje në Detin e Zi përgjatë bregdetit bullgar. Regata do të monitorohet në kohë reale nga sistemi i gjurmuesit të..
Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit..
Grigor Dimitrov ruajti vendin e dhjetë në renditjen botërore të tenistëve të publikuar sot, ndërsa për femra Viktoria Tomova u ngjit me gjashtë pozita në renditje. Dimitrov u kthye në top 10 më 1 prill dhe vazhdon të mbetet në dhjetëshen e parë...