Muzetë në qytetet Koprivshtica, Panagjurishte, Strellça, Klisura, Batak tregojnë për patriotizmin e madh dhe sakrificën e pafund të heronjve nga Kryengritje e Prillit gjatë vitit 1876. Këto vende sot zgjojnë ndjenjat më të forta patriotike dhe krenari. Mjerishtsivjet, festimet e përmbushur me njerëz të shumtë dhe rikrijimet historike të ngjarjeve në fillim të muajit maj, për kujtim të heronjve tanë të shtrenjtë, nuk do të zhvillohen në asnjë qytet. Do të mbeten të mbyllura për vizitorët dhe muzetë, të cilët zakonisht janë organizatori kryesor i festave kushtuar historisë.
Qyteti i vogël Klisura, i cili ka mbetur në histori me pjesëmarrjen më masive në luftën për çlirimin e Atdheut jep dhe viktima më të shumta pas shpërthimit të kryengritjes më 20 prill 1876/sipas stilit të vjetër/. Kjo datë shënon pikën kulmore në luftën nacional-çlirimtare të popullit bullgar kundër sunduesit shekullor. Në këtë luftë banuesit e qytetit përfshihen pa luhatje, pa tradhti, pa frikë nga epërsia e ushtrisë turke. Qyteti është djegur krejtësisht dhe i rindërtuar nga e para në vitet pas Çlirimit. Asgjë nuk mund të fshijë kujtimin për heronjtë mes banuesve të sotëm të qytetit. “Çdo vit gjatë muajit prill, në qytet ndihet aroma e barutit, sepse zakonisht rrjedh përgatitja për një nga rikrijimet më të gjalla historike, të zhvilluara në Bullgari. Sivjet në qytetin Klisura fare nuk është kështu, për shkak të masave për luftimin e koronavirusit në vend” - thotë drejtori i Muzeut Historik në qytet Stojan Ivanov.
“Tradita në qytetin tonë për festimin e ngjarjeve nga prilli i vitit 1876 daton akoma që nga viti 1896, 20 vjet pas tyre. Kureshtarja në këtë rast është se, paraardhësit tanë kanë organizuar rikrijimin historik të skenave, në të cilat kanë marrë pjesë dhe banues të cilët kanë shpëtuar dhe i kanë rikrijuar momentet si dëshmitarë. Që atëherë deri në ditët e sotme kremtohen në mënyrë festive ngjarjet nga Kryengritja e Prillit. Mjerisht sivjet situata do të jetë pak më e veçantë, duke pasur parasysh masat të cilat u morën. Muaji prill qe i pazakonshëm për ne, asnjëherë nuk e kemi ndier atmosferën në këtë mënyrë. Kolektivi i muzeut është i drejtuar përpara një sprove të pazakonshme. Mundohemi që me incizimin e disa videove të bëra nga një regjisor profesional, të cilat do t’i vendosim në faqen e muzeut, të mund të rikujtojmë momente nga pjesëmarrja e qytetit Klisura në Kryengritjen e Prillit. Këtë mund ta bëjmë, me qenë se nga data 13 mars muzetë mbyllën dyer për vizitorët”.
Tani punonjësit e muzeve kanë kohë për veprimtarinë e tyre bazë - përpunimin shkencor të vlerave të luajtshme kulturore, si dhe t’i kushtojnë një vëmendje më të madhe fondit të pasur. “Gjatë viteve muzetë në Bullgari kanë provuar vështirësi në momente të rënda, por unë shpresoj se ne do të jemi të parët, të cilët do të ndiejnë kthimin e publikut, pas rënies së masave lidhur me karantinën.Këto janë ditë të sprovave për ne të gjithë. Në këtë lidhje ne kemi një ide, të cilën shpresoj të mund ta realizojmë gjatë periudhës së verës, kur masat do të bien” - thotë Stojan Ivanov dhe shton:
“Vitin e kaluar për herë të parë rikrijuam një marshim deri në vendin e ekzekutimit të Nikolla Karaxhovit - udhëheqësi ynë i kryengritjes gjatë vitit 1876. Ai gjendet mbi qytetin Klisura, në vendbanimin Ravna Reka në malin Stara Pllanina. Mbase sivjet me klubin tonë “Tradita” do të organizojmë një rikrijim të ditëve të fundit nga jeta e Nikolla Karaxhovit.
Më 1 maj do të vendosim lule në një rreth shumë të ngushtë, unë dhe kryetarët e bashkive të qyteteve Karllovo dhe Klisura në të gjitha vendet e shënuara dhe të paharrueshme këtu. Për veten time, i cili merrem më shumë se 20 vjet me organizimin e rikrijimit të ngjarjeve, mungesa e tij sivjet është një gjë e pazakonshme.Paraardhësit tanë meritojnë që çdo vit t’i kujtohet për trimërinë e tyre brezit të ri dhe ai të edukohet në mënyrë patriotike dhe me një dashuri të madhe ndaj fisit dhe atdheut”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Bullgaria shënon 149 vjetorin e Kryengritjes së Prillit – një ngjarje që çoi në çlirimin e Bullgarisë pas pothuajse pesë shekujsh sundimi osman. Sot, gati një shekull e gjysmë më vonë, nuk duhet të harrojmë se çdo pjesëmarrës në Kryengritjen e..
Tetë mijë vjet më parë, në zonën e fshatit të sotëm bullgar Dollnosllav, lindi një nga kulturat më misterioze në Ballkan. Në rajonin e qytetit Asenovgrad të shtrirë midis fushës dhe malit, arkeologët zbuluan tuma vendbanimesh me gjurmë të jetës..
Bariu i shpirtit, prifti i të gjithëve me zemër të hapur, profet modern – këto janë disa nga përkufizimet me të cilat Papa Françesku mbetet në shpirtrat e njerëzve pavarësisht nga përkatësia, feja apo besimi. Në vitin 2019 ai vizitoi Bullgarinë,..
Bellosllav është një qytet i vogël, i cili ndodhet në bregun e Liqenit të Varnës. Pikërisht këtu, në portin e thjeshtë të qytetit, është ankoruar e vetmja..