Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rimëkëmben lundrimet deri në ishullin “Shën Anastasija”

Foto: Veneta Nikollova

Bashkia e qytetit bregdetar Burgas është gati të rifillojë shëtitjet turistike me anije deri në ishullin “Shën Anastasija” javën e ardhshme. Kryetari i bashkisë së qytetit Dimitër Nikollov njoftoi se tani për tani aty do të punojë vetëm hoteli, ndërsa muzeu dhe restoranti do të mbeten të mbyllur deri në heqjen e masave kundër epidemisë. Në vitin 2001 ishulli u shpall rezervat arkeologjik dhe u bë atraksion turistik. Vjet e frekuentuan më se 40 mijë turistë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Podkrepa” fillon protesta në administratat kryesore shtetërore

Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..

botuar më 25-11-20 10.01.PD

Ekspertët diskutojnë aksesin e nxënësve në rrjetet sociale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po organizon një tryezë të rrumbullakët kombëtare më 20 nëntor me temën "A janë të nevojshme kufizimet në aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale?". Iniciativa është një iniciativë e përbashkët me komisionet parlamentare..

botuar më 25-11-20 4.15.PD

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..

botuar më 25-11-19 7.35.MD