1652 janë rastet e konfirmuara të Covid-19 në Bullgari, shpallën nga Shtabi Operativ Kombëtar për koronavirusin. Gjatë 24 orëve të fundit ka 20 raste të reja, 16 prej të cilave janë hospitalizuar. Një fëmijë 9-vjeçar nga qyteti Pleven (Bullgari Veriore) është ndër të infektuarit. 17 janë të konfirmuarit gjatë ditës së sotme në rajonin e qytetit Vidin (Bullgari Veriperëndimore), 15 prej tyre janë nga Shtëpia e të Moshuarve në qytetin Kulla.
177 janë nëpunësit mjekësorë të prekur nga koronavirusi deri tani. Për shkak të përdorimit jo të drejtë të mjeteve të mbrojtjes personale janë infektuar 8 nëpunës të repartit të sëmundjeve ngjitëse në qytetin Slliven.
Personat e vdekur me diagnozë Covid-19 deri tani në Bullgari janë 78 veta, viktimat gjatë 24 orëve të fundit janë 4 dhe mosha e tyre është mes 55 dhe 82 vjeç. Të gjithë ata kanë pasur sëmundje të rënda shoqëruese.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..